Një zjarr i rënë në një azil në Casa dei Coniugi në Milano ka shkaktuar 6 viktima dhe 81 të plagosur ku 2 persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Në mes të viktimave janë 5 gra dhe një burrë.
Autoritetet kanë hapur hetim për të zbuluar shkaqet pasi dyshohet se zjarri në azil mund të ketë qenë i qëllimshëm. Institucioni i kujdesit për të moshuarit ndodhet në Via dei Cinquecento, në një lagje të njohur në juglindje të Milanos. ” Casa dei coniugi ” është një rezidencë e cila daton që në 1955 në të cilën akomodohen deri në 200 të moshuar ku dy prej dhomave janë të dedikuara për pacientët me Alzheimer.