Kryeministri shqiptar Edi Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij për tokën bujqësore.
Sipas tij nuk duhet të rrijë djerrë, por të punohet.
Ai tha nga Lushnja gjatë një takimi me fermerë se do të bëhet një ndërhyrje ligjore, me “super taksë” që të ndalojë pronarët e tokave që t’i mbajnë ato peng pa punuar.
Për Ramën, këto toka ose duhet të punohet, ose të jepen me qira.