Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin lidhur me zgjedhjet vendore të zhvilluara më 14 maj. Në njoftimin zyrtar sqarohet se Prokuroria, pas zgjedhjeve të 14 majit, janë regjistruar 31 kallëzime penale, 9 nga subjekte politike dhe 21 nga policia. Në pranga deri tani kanë përfunduar 6 persona prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me dije se 3 çështje i kanë kaluar për kompetencë SPAK-ut dhe bëhet fjalë për 2 procedime penale nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.