Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryeministrit Albin Kurti, të cilët thanë se nuk duhet të shpallen zgjedhjet e reja në katër komunat në veri.
Një zëdhënës i BE-së u shpreh se Brukseli mbetet i shqetësuar me tensionet në veri të Kosovës. Ai ka thënë se BE-ja i bën thirrje Kosovës dhe Serbië për të de-përshkallëzuar situatën.
“BE-ja ka bërë kërkesa specifike për de-përshkallëzimin për të dyja palët (sipas Deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së të datës 3 qershor, propozimit të Përfaqësuesit të Lartë për të dyja palët më 22 qershor dhe konkluzioneve të Këshillit Evropian të 30 qershor).
Në deklaratën e 3 qershorit, të rënë dakord nga të 27 shtetet anëtare, BE tha qartë se ishte e gatshme të merrte masa të vendosura në rast të dështimit për të de-përshkallëzuar”, u shpreh zëdhënës i BE-së.
Zëdhënës i BE-së shtoi se mirëpresin njoftimin e qeverisë së Kosovës për reduktim të 25 % të pranisë policore brenda dhe përreth objekteve komunale në veri.