Zgjedhjet lokale në Turqi këtë vit treguan një rritje të përfaqësimit të grave në politikë. Këtë e konfirmon edhe media turke “Aposto” që thekson se për të parë në histori gratë do të qeverisin në 11 nga 81 provincat e Turqisë.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019, ka pasur një rritje të dukshme në kandidaturën e grave pasi nga 15,159 kandidatë për kryetar bashkie, 1,668, ose 11%, e tyre ishin gra. Në zgjedhjet e vitit 2019 kishte mbi 8,200 kandidatë por vetëm 8,1% e tyre ishin gra.
Në zgjedhjet e këtij viti pati edhe një risi tjetër. Kandidatja e pavarur Zeynep Çelik në qytetin Kalkım të rrethit Yenice të Çanakkales u zgjodh në moshën 22-vjeçare kryetare bashkie duke u bërë gruaja e parë që mban këtë post në një moshë kaq të re.