Në një mbledhje që ka zgjatur 1 orë e gjysmë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar se ligji njeh si kryetar të Partisë Demokratike atë që ka caktuar Gjykata dhe jo atë që zgjedh anëtarësia.
Kësisoj ai ka sqaruar se kryetar i Partisë Demokratike është Lulzim Basha por dokumentacioni i cili ka dorëzuar i deleguari i tij, Sefa është i paplotë. Sipas Celibashit autorizimi i dërguar në KQZ nuk është i plotë dhe ju ka lënë 48 orë kohë që të plotësojë dokumentacionin dhe më pas ta ridorëzojnë sërish.
Përfaqësuesi i Bashës, Sefa është shprehur se do ta ankimojë vendin e KQZ-së ndërkohë që përfaqësuesit e Sali Berishës kanë kërkuar dokumentacionin e paraqitur nga Lulzim Basha për të parë nëse ka falsifikime apo jo.