Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj i është larguar edhe një tjetër kandidat për kryetar Bashkia në zgjedhjet e 14 majit. Sabah Sheta i cili ishte vendosur nga kryesia si kandidat për Krujën, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai është shprehur se nuk do të marrë pjesë në garën e zgjedhjeve lokale.
Sheta argumenton se është tërhequr nga kandidimi pasi nuk do që të jetë pjesë e një politike farse si dhe të përçajë më shumë demokratët. Sheta shprehet më tej se do të vijojë të punojë për fitoren e PD-së në zgjedhje edhe pse përçarja e opozitës favorizon Partinë Socialiste. Që nga 27 marsi, dita kur përfundoi afati për dorëzimin e listës së kandidatëve në KQZ, Alibeajt i janë larguar 6 kandidatë. Ndërkohë, vet Enkelejd Alibeaj nuk tregon numrin e saktë të kandidatëve që ka dorëzuar në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.