Menjëherë pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Rama ka qenë shumë i qartë dhe i prerë në mesazhin e tij duke thënë se kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria, as opozita e aq më pak ambasada. Ai u ka bërë thirrje anëtarëve të KLP-së, të cilët janë institucioni i vetëm që merret me zgjedhjen e kreut të SPAK, që të jenë profesionist dhe të mos dëgjojnë askënd. Sipas Ramës, KLP duhet të fokusohet dhe të merret vetëm me biografinë personale të kandidatëve.
Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër.
— Edi Rama (@ediramaal) December 14, 2022