Arbër Hajdari tregoi se nuk do të jetë më opinionist i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother. E mesa duket, gjërat tashmë janë bërë të qarta dhe është zbuluar se kush do e zëvendësojë.
Bëhet fjalë për Krist Dragot, një ish banor i shtëpisë i cili u rendit i dyti në rrugëtimin e tij.
Dhe këtë nuk ka nguruar as ta pohojë.
“Për mua është logjike të jem opinionist sepse fakti që kam eksperiencë në një ‘Big Brother’ shumë dinamik, di të bëj analizë të fortë, do e gjeja veten dhe do ishte bonus për programin. Pra, jam një person që i ka kaluar ato situata, jo vetëm i analizon si person i tretë”, tha Kristi i ftuar në “Shqipëria Live”.