Dihet tashmë që Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli do të bëjnë një film së bashku. Megjithatë, tashmë është zbuluar edhe aktorja e parë që pritet të luajë në filmin e tyre.
Sipas Kryefjala.com, bëhet fjalë për Sara Hoxhën, bashkëshorten e reperit të njohur Ledri Vula. Ajo tashmë është një personazh i njohur, jo vetëm prej Ledrit, por edhe një influencer që ka fituar dashurinë e publikut, që mesa duket tashmë do e shohim edhe një një rrymë tjetër, përveç se balerinë te ‘Dancing with the stars” ku dhe fitoi.
“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhet në përshkrimin e filmit.