Një rast i rëndë përdhunimi raportohet të ketë ndodhur në një familje shqiptarësh. Rasti është shënuar në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit.
Nusja e re e shtëpisë, në moshë të mitur është përdhunuar nga vjehrri i saj gjatë kohës që i shoqi nuk kishte qenë në shtëpi. Ka qenë mamaja e vajzës ajo e cila ka denoncuar rastin në polici.
Sikurse raporton joq, vajza i përket njërit prej komuniteteve pakicë në Kosovë, e cila nuk kishte guxuar ta denonconte vjehrrin e vetme.
NJOFTIMI I POLICISË LOKALE:
“Viktima femër e mitur kosovare e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar se deri sa në shtëpi nuk ka qenë bashkëshorti i saj, e njëjta ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë ekzaminimi i viktimës dhe rasti është duke u hetuar”.