Greqia numëron një numër të madh vjedhjesh së makinave. Sipas statistikave, në Greqi ka afërsisht 230 vjedhje për 100 mijë banorë. Mirëpo, jo çdo makinë “është e preferuar” për hajdutët.
Sipas të dhënave që bëjnë me dije mediat greke, makina më e preferuar nga hajdutët në Greqi vitet e fundit mbetet Smart, e prodhuar kryesisht nga viti 1998 deri në 2014. Sigurisht që nuk preferojnë të renë, e cila është elektrike. Gjithashtu duhet thënë se një Smart mund të vidhet shumë lehtë.
Si zgjedhjen e tyre të dytë, hajdutët preferojnë Mini Cooper, veçanërisht gjeneratën e parë (2006-2008) për të njëjtat arsye si Smart. Më pas është Toyota Yaris.
Arsyeja është shumë e thjeshtë…për pjesë këmbimi.