Ngjarja në Durrës ku një 23-vjeçare e identifikuar me emrin Darjan Linares u hodh nga kati i dytë i një hoteli, pas një konflikti që patën me një klient nga shijaku në apartamenti ku ushtronte prostitucion. Linara është një nga 5 vajzat e huaja që kanë hapur “strehëza” prostitucioni në Tiranë dhe Durrës. Dy ditë më parë ajo pati një konflikt me një klient, i cili në gjaknxehtësi e sipër e shtyu nga kati i dytë i hotelit duke përfunduar në tendë pa dëmtime serioze.
Kjo ngjarje nxorri në dritë prostitucionin që ajo ushtronte me shoqet e saj, ku përdoreshin edhe lëndë narkotike. Ka muaj që në Tiranë dhe Durrës janë përhapur me shumicë njoftime për eskorta. Njoftimet qarkullojnë në rrjete sociale dhe në telefona privatë.
Prostitucion ka patur edhe më parë por kjo valë e re ka një specifikë. Vajzat janë të huaja, kryesisht nga vende të Amerikës Latine dhe duket se i ka sjellë njëherazi e njëjta dorë organizuese. Ato janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës dhe Durrësit, kryesisht afër qendrës. Janë dashur ngjarje si kjo e Durrësit që situata të ekspozohet për publikun e gjerë.