Një debat i ashpër ka ndodhur mes dy banorëve të “Big Brother Vip Kosova”, Meti dhe Blerando.
Të dy janë përplasur fillimisht verbalisht, pasi Blerando është zgjedhur kapiten i shtëpisë dhe ka ndarë punët.
Meti është shprehur i pakënaqur në lidhje me detyrat që Blerando i caktoi e nisi i pari përplasjen me të.
Në Big Brother Vip Kosova mbërriti një zarf i zi. Vëllai i Madh vendosi të përjashtojë përfundimisht Metin nga loja.