Rezultatet paraprake të një studimi të ri të botuar në Sleep tregojnë se ekspozimi më i madh ndaj dritës së emetuar nga pajisjet elektronike në orët e pasdites dhe të mbrëmjes është i lidhur me cilësinë e spermës.
Kërkuesit mblodhën mostrat e spermës nga 116 burra 21-59 vjeç, të cilët në atë kohë po bënin një test të vlerësimit të pjellorisë. Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët mbimmodelet e gjumit dhe përdorimin e pajisjeve elektronike.
“Përdorimi i smartphone-ave dhe tabletave pasdite dhe mbrëmje shoqërohej me dobësimin e cilësisë së spermës. Përveç kësaj, duke përdorur smartphone pasdite, tabletat në mbrëmje dhe shikimi i televizorit pasdite ishin të gjitha të lidhura me dobësimin e përqendrimit të spermës. Me sa dimë, ky është studimi i parë që raporton lidhje të tilla midis cilësisë së spermës dhe kohës së ekspozimit ndaj dritës së gjatës së valëve të shkurtra që lëshojnë mediat dixhitale dhe veçanërisht smartphone-t dhe tabletat në orët e pasdites dhe të mbrëmjes”,—thotë kërkuesi kryesor, Amit Grin, nga Instituti i Gjumit dhe i Lodhjes në Qendrën Mjekësore Assuta në Izrael.
Së fundi, studimi zbuloi një lidhje midis kohëzgjatjes së gjumit. Më pak orë gjumë shoqërohej me cilësinë më të dobët të spermës.