Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të përfolura të showbiz-it.
Së fundmi, çifti që u bënë prindër të një djali, u përfolën për një ndarje të mundshme. Ishte vetë Besi që hodhi poshtë zërat për ndarje.
Por, veprimet e fundit të çiftit kanë hedhur dyshime se mund të jenë në prag divorci. Nga monitorimi në rrjete sociale është vënë re se ata nuk ndiqen me njëri-tjetrin në Instagram.
Në rrjet po aludohet se çifti mund t’i ketë dhënë fund marrëdhënies.