Armando Broja, është dëshira e madhe e West Hamit. Plotë 38 milionë euro ofruan drejtuesit e klubit për sulmuesin shqiptar, por Chelsea dhe trajneri Tomas Tushel, duket se nuk dëshirojnë ta shesë lojtarin shqiptar.
Një huazim nuk shihet aspak si mundësi, me ekspertin e transferimeve, Fabrizo Romano që tregon se trajneri gjerman është një admirues i madh i cilësive të 20-vjeçarit.
Prandaj, Tuchel dhe drejtuesit e klubit londinez, nuk dëshirojnë që ta shesin lojtarin, që ka kontratë deri në vitin 2026 me Blutë. Së paku, trajneri dëshiron ta testojë Brojën deri në afatin kalimtar të janarit dhe më pas të rishikojë vendimin e tij.
Lojtari i Shqipërisë luajti ndaj Evertonit në fitoren 1-0 të shtunën për 25 minuta, duke dhënë një inpakt më të madh se sa Kai Havertz që luajti në pjesën më të madhe të ndeshjes.