Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Beograd.
Vuçiç ka kërkuar gjatë takimit me Lajçak anulimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa me para të gatshme në Kosovë.
“Theksova domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës urgjentisht, dhe kërkova mbështetje nga Bashkimi Evropian për ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina”, shkruajti Vuçiç në profilin e tij në Instagram.
Vendimi i BQK nuk u prit mirë as nga SHBA dhe BE të cilat kanë kërkuar rishikim të menjëhershëm të tij.