Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Briken Sanajt pas identifikimit të autorit dhe bashkëpunëtorëve. Shtetasit kosovar të shpallur në kërkim dyshohen vrasësit me pagesë ne Shqipëri dhe Kosovë. Ata i kanë shitur automjetin autorit të kësaj vrasjeje Valmir Kola më 24 tetor, 6 ditë para vrasjes. Ata e kanë kaluar mjetin në mënyrë të rregullt në doganës e Morinës dhe shitjen e kanë bërë në një lokal në Shëngjin. Kjo është provuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.
Më pas makinës i janë mbivendosur targa te vjedhura. Lëvizjet e Briken Sanajt nga ambientet e një lokali në Shëngjin pas dasmës së shokut të tij janë sinjalizuar nga një tjetër person i cili ndodhej gjithashtu në dasmë. Po punohet për kapjen informatorit. Autori Valmir Kola mësohet se ka pritur 2 orë viktimën tek një pemë ulliri pranë garazhit ku do parkohej automjeti. Autori Kola mësohet se ka hyrë ilegalisht në vendin tonë dhe po ilegalisht është larguar jashtë vendit, fillimisht drejt Malit të Zi dhe më pas dyshohet në Belgjikë.
Në kërkim nga policia është edhe vëllai tjetër i tij, Agustin Kola u cili dyshohet se ndodhet në Spanjë. Ky i fundit dyshohet të ketë pasur rol nxitës në ekzekutimin e Sanajt. Në kërkim është edhe një tjetër shtetas kosovar që dyshohet si bashkëpunëtor.