Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se paqja me Ukrainën do të ndodhë vetëm kur Rusia të arrijë objektivat e saj.
“Ata objektiva nuk ndryshojnë”, tha ai, duke renditur denazifikimin, çmilitarizimin dhe statusin e tij neutral.
Në një moment ai zbuloi se Rusia aktualisht ka një total prej 617,000 trupash që luftojnë në Ukrainë. Putin pohoi gjithashtu se përveç 300,000 njerëzve të thirrur për shërbim vitin e kaluar, 486,000 të tjerë janë regjistruar vullnetarisht si ushtarë me kontratë.
“Gjithsej do të ketë pak më pak se gjysmë milioni burra deri në fund të këtij viti. Pse na duhet një mobilizim?”, tha presidenti rus.
Putin nuk dha asnjë numër të humbjeve ushtarake.