Në doganën e Kakavijës vazhdon fluksi i lartë i lëvizjes në të dyja anët e kufirit në këto ditë të Pashkës ortodokse.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11450 shtetas në hyrje- dalje, nga të cilët 7150 në hyrje dhe 4300 në dalje, si dhe 3264 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 2160 në hyrje dhe 1104 në dalje.
Aktualisht punohet me 6 sportele, 3 në dalje dhe 3 në hyrje. Ndërkohë edhe pala greke në Kakavijë po punon me ritme të përshpejtuara ndërsa nuk janë regjistruar radhë pritje në të dyja anët e kufirit.