Një debat verbal ka ndodhur në mes të ish-banores së Big Brother VIP Albania 2, Nita Latifi dhe opinionistes Zhaklin Lekatari. Vizita e Lekatarit në Serbi dhe deklarata e saj se ndihet më e sigurt në një vend ku nuk ka shqiptarë ngjalli reagime të shumta mes tyre edhe të këngëtares nga Kosova.
“Hipokrizi e gjallë, marre”, kishte shkruar Nita në reagimin e saj, e që sipas artistes kjo ka bërë që Zhaklina t’i dërgoi mesazhe të shumta agresive.
“Znj . Lajkatari nuk paska limit. Voice mesazhet e njëpasnjëshme plot agresivitet dhe frustrim që mi ka dërguar nuk besoj që kanë me i kry punë me shpëtuar prej turpit që e ka mbuluar. Gjithsesi unë nuk po e shoh të nevojshme me u marr me të ngase besoj mesazhin e ka marr nga shumë shqiptarë, sidoqoftë më vjen keq për pozitën që e ka vendos veten dhe urrejtjen që e ka marrë, kështu është kur shkel në gjakun e një kombi që e quan të vetin. Është injorancë e nivelit milionësh me e krahasua viktimën e përdhunimit të luftës me një viktimë të kërcënimeve në internet. Sado që viktima është viktimë, për disa gjëra ti ke zgjedhje, ajo nuk kishte, eh jo ndoshta nuk ka me ta falë”, tha këngëtarja në reagim.
Më pas Latifi tha se të gjithë fansat e banorëve të BBVIP që ajo ka kritikuar për arrogancën e agresivitetin, tashmë ajo po e bën dyfishin.