Situata në Kosovë vijon të jetë e trazuar, kur pritet sërish protesta në 4 komunat me shumicë serbe në veri të vendit.
Lars-Gunnar Wigemark, shefii EULEX-it në Kosovë, ka dënuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, duke thënë se në Kosovë është shkelur ligji.
“Dënoj sulmin e sotëm të pakuptimtë dhe të paprovokuar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe u uroj ushtarëve të plagosur shërim të shpejtë.
NATO_KFOR është partneri kryesor i sigurisë së EULEX-it së bashku me Policinë e Kosovës. Ne koordinohemi dhe stërvitemi së bashku. Sot në Kosovë është shkelur sundimi i ligjit”, thuhet në reagim.
Një ditë më parë, protestuesit serb iu përgjigjën me gaz lotsjellës e gurë duke lënë të paktën 25 ushtarë të KFOR-it të plagosur. NATO bëri thirrje të ndalet dhuna e paprovokuar dhe i quajti sulmet të papranueshme.