Nëse shkojmë në Britani të Madhe sigurisht që nuk mund të mos konceptohet një foto me një nga rojet e Pallatit Mbretëror. Mirëpo, për një vajzë nuk ka shkuar siç duhet. Kjo video është bërë virale në TikTok, ku një turisje i është afruar rojes dhe ai ka bërtitur me të madhe.
“Mos e prekni rojen mbretërore”, ka thënë ai, teksa shihet vajza e frikësuar.
Sipas rregullave, Anëtarët e Gardës Mbretërore në Angli nuk duhet të flasin ose të buzëqeshin kur janë në detyrë, por ata kanë të drejtë t’u drejtohen njerëzve që i shqetësojnë.
Reagimi i rojes mbretërore shkaktoi polemika në 35,000 komente nën videon e cila ka më shumë se 25 milionë shikime. Disa mbrojtën reagim të ashpër duke argumentuar se “nuk është atje si sfond për turistët”, por të tjerë e kanë konsideruar si të ekzagjeruar atë që ndodhi duke argumentuar nuk kishte pse të bërtiste pasi vajza as nuk e preku.
@thekingsguardsofficial He Shouts In Her Face! 😱 #guardshouts #thekingsguards #thekingsguard #shout #donottouch #london #uk #horseguardsparade #bluesandroyals #fyp #foryoupage #foryou #tiktokviral #viraltiktok #viralvideo #videoviral #follow #subscribe #like #share #bestvideo #fypviral #fypシ #shescared #scary ♬ original sound – The King’s Guards