Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë, ku një gazetare është dhunuar nga truprojat e kryeministrit Albin Kurti. Teksa kryeministri ka qenë në një inaugurim, gazetarja i është afruar për të bërë disa pyetje por truprojat i kanë kapur mikrofonin dhe e kanë larguar me forcë nga vendi ku po ecte kryeministri i Kosovës.
Në një status të publikuar në rrjetin e saj social, gazetarja Blerta Dalloshi Berisha, e cila punon edhe për televizionin kombëtar Tv Klan e ka cilësuar këtë ngjarje si të paprecedentë. Gazetarja është shprehur se nuk i ka tejkaluar kompetencat e saj dhe se këtë sjellje nuk e toleron pasi ajo ndodhej aty për të informuar publikun.
Nuk dihet nëse gazetarja do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ligjorë. Nga ana e zyrës së kryeministrit Kurti nuk ka pasur asnjë prononcim në lidhje me ngjarjen.