Një tren pasagjerësh që transportonte të paktën 50 persona doli nga shinat në Holandë. Pasi goditi pajisjet e ndërtimit në pistë vagonët e parë u përmbysën duke shkaktuar deri tani një viktimë dhe dhjetëra pasagjerë të plagosur. Sipas shërbimeve të emergjencës shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Dëshmitarët thonë se një prej vagonëve u përfshi nga flakët pas përplasjes. Fillimisht ngjarja u raportua si një përplasje mes dy trenash, por ky lajm nuk u konfirmua.