Sot besimtarët myslimanë festojnë festën e Kurban Bajramit, e dyta festë më e rëndësishme në kalendarin e besimtarëve myslimanë, pas Fitër Bajramit. Në këtë ditë, që ndryshe cilësohet edhe si festa e Flijimit, nderohet gatishmëria e Ibrahimit për të flijuar djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit.
Mijëra besimtarë janë mbledhur sot në ‘Sheshin Skënderbej’ ku është bërë edhe falja e Namazit.
Kreu i KMSH-së në fjalën e tij, uroi të gjithë besimtarët dhe shpreson që kjo ditë të jenë një ditë reflektimi. Në fjalën e tij, Bujar Spahiu nuk ka lënë pa përmendur as besimtarët që festojnë në Kosovë duke iu uruar që të gjejnë durimin dhe maturinë për të përballuar sfidat në të cilat ato gjenden.
“I lutem Zotit që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë të gjejnë durimin dhe maturinë e duhur për të përballuar situatat e fundit të tensioneve dhe provokimeve në Veri të Kosovës. I lutem Zotit që kombi ynë të përparojë në çdo aspekt. Edhe një herë dua t’i uroj përzemërsisht gëzuar Kurban Bajramin çdo familje shqiptare. Gëzuar’’, tha kryetari i KMSH.
Festën e Kurban Bajramit e ka uruar mëngjesin e sotëm edhe kryeministri Edi Rama.
Ambasada amerikane gjithashtu ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Ambasada ka bërë thirrje që të ndihmohen njerëzit në nevojë.
Gëzuar Kurban Bajramin! The U.S. Embassy in Tirana wishes everyone celebrating #EidAIAdha a joyful day! Today, believers reflect on sacrifices made as they appreciate their blessings and help those less fortunate. pic.twitter.com/yva7DRQ3mx
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) June 28, 2023
Vesa News uron të gjithë besimtarët myslimanë për begati dhe lumturi në familjet e tyre!