Ka kaluar shumë kohë qëkur këngëtarja Shkëndije Mujaj është larguar nga ekrani. E ftuar në emisionin ‘Prive’ ajo foli mbi jetën e saj të re dhe jo vetëm. Shkëndije Mujaj zbuloi se është single dhe spekulimet se është në një lidhje me një sheik janë të pavërteta.
“Jo nuk është e vërtetë, aktualisht jam single”, tha Mujaj.
Më tutje ajo tregoi edhe për punën që po bën aktualisht. Mujaj tregoi se në Zvicër punon në një spital për fëmijë.
“Për momentin punoj jam në një spital për fëmijëve, asistoj”, tha ajo