Mbetjet e raketës kineze CZ-5B, 22 tonëshe u kthyen në Tokë të shtunën mbrëma dhe ranë në ujërat e Oqeanit Indian. Administrata Amerikane e Hapësirës konfirmoi se mbetjet e raketës rihynë në atmosferën e planetit, fatmirësisht pa prekur asnjë zonë të banueshme.
Parashikimet nga studimet e agjencisë hapësinore, të cilat kishin treguar se vendi ku pritej potencialisht të binin mbetje të veçanta, përfshinte zonën që fillon nga Afrika Perëndimore dhe arrin në Oqeanin Indian, rezultuan të vlefshme.
Sipas Forbes, bëhet fjalë për raketën Long March 5B (CZ-5B). Fakti që raketa kineze u ul në Tokë është krejtësisht normale, pasi qëllimi nuk ishte udhëtimi në hapësirë, por nxitja e anijes kozmike që mban për të dalë nga atmosfera. EASA ka lëshuar një njoftim paraprak të përditësuar mbi zonat e mundshme ku mund të kenë rënë pjesë të raketës në Evropë.
Bullgaria, Franca, Spanja, Malta, Italia dhe Portugalia ishin në listë, por për fat nuk ranë në asnjë nga këto zona të populluara evropiane. Megjithatë, videot nga njerëzit që patën mundësinë të kapnin rihyrjen e CZ-5B në Tokë nuk duhen humbur.
https://twitter.com/W0lverineupdate/status/1553461890239455232?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1553461890239455232%7Ctwgr%5E78d7e6a6000563ec53108e5556ec4de2b1699a35%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvideo-raketa-kineze-kthehet-ne-toke-bie-ne-oqeanin-indian-ja-momentet-qe-kane-fiksuar-qytetaret%2F
Actually space debris. Maybe #CZ5B? https://t.co/z55UtNdcM8
— CO2ESP (@CO2ESP_Raydel) July 30, 2022
https://twitter.com/W0lverineupdate/status/1553457295362629632?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1553457295362629632%7Ctwgr%5E78d7e6a6000563ec53108e5556ec4de2b1699a35%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvideo-raketa-kineze-kthehet-ne-toke-bie-ne-oqeanin-indian-ja-momentet-qe-kane-fiksuar-qytetaret%2F
Actually space debris. Maybe #CZ5B? https://t.co/z55UtNdcM8
— CO2ESP (@CO2ESP_Raydel) July 30, 2022