Protestat pro-palestineze nëpër kampuset e kolegjeve amerikane vijojnë të paralizojnë jetën akademike. Të paktën 34 protestues, duke përfshirë një anëtar të medias nga një stacion lokal lajmesh, u arrestuan gjatë protestave në Universitetin e Teksasit në Austin dhe mbi 50 të tjerë u arrestuan nga policia në Universitetin e Kalifornisë Jugore.
Protestuesit iu bashkuan studentëve në disa universitete, duke përfshirë Columbia, Yale dhe Universitetin e Nju Jorkut, ndërsa mbanin në duar slogane dhe brohorisnin “Palestinë e lirë”. Policia ndërhyri me dhunë në disa kolegje amerikane për të arrestuar protestuesit, kryesisht në Universitetin Kolumbia ku tensionet ishin të larta dhe ku mësimi është anuluar.
Kampe janë ngritur në një numër universitetesh të tjera, duke përfshirë New School në Florida, Universitetin e Miçiganit dhe Universitetin e Rochester në shtetin e Nju Jorkut. Grupet pro-palestineze u kanë bërë thirrje universiteteve që t’i japin fund investimeve në kompanitë që mbështesin ose përfitojnë nga veprimet ushtarake të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze.