Atletja shqiptare që përfaqëson Greqinë, Elina Xhengo, u shpall kampione në Europianin e Atletikës në Mynih, në garën e hedhjes së shtizës.
Me qindra njerëz e pritën 19-vjeçaren, ku familjar, të afërm, miq edhe shumë të tjerë pushtuan aeroportin “Macedonia”.
Xhengo nuk mundi t’i përmbante dot lotët, teksa u prit si heroinë në Greqi pas atij triumfi të paharrueshëm.