Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar se brenda javës së fundit nga shkeljet e evidentuara në qarkullimin rrugor ka vënë 11.462 gjoba ndaj shoferëve.
Përmes një njoftimi zyrtar blutë tregojnë po ashtu se 14 persona janë ndaluar për vepra penale në trafik, duke përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, aksidente dhe korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike.
Ndër të tjera në deklaratë shprehet se 8 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesën e dokumentacionit dhe detyrime të papaguara, si dhe 84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta.