Parlamenti gjeorgjian është kthyer në “ring” përleshjesh mes deputetëve teksa po diskutohej mes ligjvënësve një projektligjit diskutueshëm për “agjentët e huaj” që është kritikuar nga vendet perëndimore dhe ka shkaktuar protesta në vend.
Një deputet i opozitës goditi me grusht në fytyrë njërin nga përfaqësuesit e mazhorancës. Incidenti shkaktoi më pas një përleshje më të gjerë mes ligjvënësve, e cila nuk është e parë e këtij lloji në këtë parlament.
Partia në pushtet mbështet projektligjin që detyron organizatat që pranojnë fonde nga jashtë të regjistrohen si agjentë të huaj ose do të përballen me gjoba. Projektligji ka tensionuar marrëdhëniet me vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë thënë se e kundërshtojnë miratimin e këtij projektligji.
Bashkimi Evropian, i cili i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat në dhjetor, thotë se një projektligj I tillë bie ndesh me vlerat e bllokut.