Gjërat kanë nisur të marrin “drejtimin” e tyre brenda shtëpisë së BBV.
Pas lajmeve të shumta lidhur me raportin e mundshëm të Luizit me Kiarën, në fakt duket se një tjetër çift është në horizont, ose të paktën kështu e sheh Amos Zaharia shikimin e Dea Mishel.
Së fundmi në një bisedë me Olta Gixharin, Amosi ka treguar se ai ia ka shprehur pëlqimin blogeres. Më tej ai u shpreh se në sytë e saj sheh se ky pëlqim është i ndërsjelltë, e madje edhe persona të tjerë brenda shtëpisë ia kishin thënë.
Nga ana tjetër Olta tha se Dean e shikon sikur është në një fazë tranzicioni si brenda dhe jashtë shtëpisë, e për këtë këshilloi Amosin që t’i lërë gjërat të rrjedhin vetë.
Ndërkohë edhe Luizi po vijon përpjekjet e tij për t’a bërë për vete Kiarën, pork jo e fundit nuk i ka dhënë edne një dritë jeshile, e madje herë pas here i rikujton se nuk ka interes.
Gjithsesi me kalimi e ditëve mbetet për t’u parë se cilët banorë do të bëhen çift.