Autoritetet italiane janë detyruar të mbyllin aeroportin ndërkombëtar të Palermos për shkak të një zjarri që ka rënë në një ishull afër me aeroportin. Flakët e rëna në një nga ishujt e Siçilisë kanë arritur deri në perimetrin e sigurisë së aeroportit duke i bërë të pamundura fluturimet.
Dhjetëra fluturime janë anuluar ndërkohë që nuk dihet se kur do të rinisin. Qindra persona kanë mbetur në aeroport duke mos ditur asnjë detaj në lidhje me kohëzgjatjen e kësaj situate. Në terren forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve por këto të fundit favorizohen nga temperaturat të cilat kanë arritur deri në 47 gradë celsius.