Ilir Meta ka hipur sërish majë paraleles, me të cilën u bë viral në rrjetet sociale. Ka qenë vetë kreu i Partisë së Ilirisë që ka publikuar videon në rrjetet sociale për të treguar se nuk u ngjit aty me helikopter.
‘Faleminderit” Bashkisë së Tiranës që ndjek aktivitetet e mia sportive dhe që më në fund u kujtua ta lyejë me bojë të bardhë kuadratin e hekurit tek kodrat e kryeqytetit! Një përshëndetje edhe për të gjithë ata që herën e parë menduan se isha ngjitur këtu me helikopter”, shkruan Meta.