Një ngjarje e padëgjuar është regjistruar në Las Vegas, ku një gjyqtare është rrahur në mënyrë barbare nga një i dënuar pasi ajo ka dhënë dënimin për të. Gjyqtarja Mary Kay Holthus nga Gjykata e Qarkut Clark vendosi t’i mohojë lirimin me kusht të dënuarit Deobra Delone Redden. Kaq ka mjaftuar që i dënuari të hidhet drejt saj dhe ta sulmojë.
Kanë qenë oficerët të cilët kanë tentuar ta largojnë të dënuarin nga gjyqtarja por përleshja mes tyre ka zgjatur për disa minuta.
Gjyqtarja Holthus ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet. Oficeri i policisë u plagos gjithashtu dhe u desh të transportohej në spital pas sulmit brutal.