Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se në godinën e komunës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.
Dhe e ka mbajtur fjalën, pasi sot ka publikuar një video të momentit kur e vendos flamurin kuq e zi në shtizën e objektit të Komunës së Preshevës.
“Le të valojë flamuri më i bukur në botë!”, tha ai në videon e publikuar në Facebook.
Simbolet kombëtare shqiptare janë penguar shpesh nga autoritetet serbe. Në qershor të këtij viti, Arifi u ftua nga Gjykata e Serbisë për tu paraqitur në një seancë gjyqësore, për shkak të vendosjes së flamurit në hapësirat publike.