Interi ka zhvilluar sot miqësoren e parë sezonale, të cilën e ka përshkruar si “stërvitje e përbashkët” me skuadrën amatore të FC Milanese.
Edhe pse në ditë te para të stërvitjes me ngarkesa të mëdha fizike, ashtu siç pritej ka qenë një miqësore që ka folur vetëm për zikaltrit, të cilët kanë fituar lehtësisht me shifrat 10-0.
Ajo që bie në sy është se serinë e golave e kanë hapur emrat e sulmit me Korrean, i cili ka shënuar i pari e më pas Lautaro Martinez e Lukaku.
Ndërkohë, mes titullarëve në këtë minisfidë ka qenë edhe Asllani, i cili gjithashtu ka gjetur rrugën e rrjetës që në pjesën e parë të ndeshjes.
Një sinjal i mirë ky për mesfushorin shqiptar i cili duket se po bind shpejt trajnerin Inzaghi për cilësitë që ka dhe për hapësirat që duhet t’i krijojë herë pas herë në rreshtimin e zikaltërve ku plani fillestar është që ai të jetë zëvendësi i Brozoviç.