Grupi i dytë rreth 2,000 banditë u transferua të mërkurën në “burgun më të madh në Amerikë”, ndërtuar në Salvador si pjesë e “luftës” kundër krimit të shpallur një vit më parë nga presidenti Najib Bukele.
“Gjatë një operacioni të ri, transferuam një grup të dytë prej dy mijë banditësh në Qendrën e Internmenteve Terroriste (Centro de Confinamiento del Terrorismo, CECOT). Tani katër mijë gangsterë jetojnë në një burg që është kritikuar më shumë se çdo tjetër në botë,” tha Bukele me një ton sarkastik nëpërmjet Twitter.
Pamjet e ngarkuara nga Bukele paraqesin të burgosur me zinxhir, të tatuazhuar në trupat e tyre – një tregues se ata i përkasin dy bandave kryesore në vend, Mara Salvatrucha (MS-13) dhe Barrio 18 – duke mos veshur asgjë, vetëm me mbathje të bardha.
Kushtet e paraburgimit në burgun gjigant në Tekolouca — 74 kilometra në juglindje të kryeqytetit San Salvador po denoncohen nga organizatat për të drejtat e njeriut.
Presidenti i Salvadorit ngarkoi fotografi dhe video të transferimit të të burgosurve që më parë ishin në burgun e Isalkos, ndërsa Ministri i Mbrojtjes René Francis Merino sqaroi se të burgosurit ruheshin në rrugë nga rreth 1,200 pjesëtarë të forcave të armatosura dhe se karvani shoqërohej nga tre helikopterë ushtarakë. Grupi i parë prej dy mijë anëtarësh më 24 shkurt.
Burgu gjigant, i pajisur me pajisje të përparuara teknologjike të mbikqyrjes, u përurua në fillim të shkurtit. Më shumë se 64,500 njerëz janë arrestuar si pjesë e “luftës” së Bukele gjatë vitit të kaluar.
Este día, en un nuevo operativo, trasladamos al segundo grupo de 2,000 pandilleros al Centro de Confinamiento del Terrorismo (CECOT).
Con esto, ya son 4,000 pandilleros los que habitan la cárcel más criticada del mundo. pic.twitter.com/A2oTUIYubW
— Nayib Bukele (@nayibbukele) March 15, 2023