Aktorja Hajat Toçilla, ka ndarë për ndjekësit e saj një situatë jo të këndshme që i ka ndodhur ditën e sotme (13 gusht) teksa ka ngecur brenda në një ashensor në qytetin e Prizrenit. Toçilla ka bërë një postim në Facebook ku ka thënë se policia, zjarrfikësit e KEDS kanë refuzuar ta ndihmojnë atë.
Aktorja u shpreh se në ashensor ka mbetur brenda më shumë se 30 minuta derisa familjarët e saj e kanë kërcënuar përgjegjësin e ashensorit i cili më pas ka hapur ashensorin, sipas ‘Gazeta Express’.
“Sot në Prizren e kuptova sa e pambrojtur jam prej shtetit! Policia e Kosoves, zjarrfikesit, KEDSi refuzuan të më ndihmojnë të dal prej ashensorit ku mbeta rreth 30minuta (mos më shumë) shkaku i ndërprerjes së rrymës elektrike
Në ashensor nuk kishte numër të ndonjë servisi për këto raste, policia refuzoi të më ndihmojë duke me drejtuar tek përgjegjësi i ashensorit, zjarrfikësit nuk e dinin as ku është ambullanta në qendër, KEDSi na tha të presim deri në ora 14:00/15:00 qe i binte 3-4 orë, e pergjëgjsi i liftit e mohonte pergjëgjsinë e tij, deri sa u kërcënua prej familjareve (që per fat i kisha aty) se do të lajmerohej në polici, në atë moment llampa e Aladinit ja shpiku celsin. Urime liberalizimi i vizave”, ka shkruar Hajat në postimin e saj në Facebook.