Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur t’i heqë vulën e partisë, sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit.
Me propozimin e 1/5 së anëtarëve, Kryesia e mbledhur më 18 korrik ka vendosur që vula të prodhohet dhe administrohet nga sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore, Indrit Sefa.
Vendimi vjen pas kundërshtive të Bardhit dhe një grupi deputetësh lidhur me procesin zgjedhor për kryetarin e partisë, që pritet të mbahet më 29 korrik.
Gjatë ditës së sotme, Gazment Bardhi ka njoftuar se do të thërrasë Këshillin Kombëtar në përpjekje për të penguar zgjedhjet e 29 korrikut.