Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje për rreth 3 orë 6 mjekë dhe infermierë të cilët asistuan në spital ditën e vdekjes së Lear Kurtit. Sipas dëshmisë që ata kanë dhënë përpara organit të akuzës, rezulton se Lear Kurti ka arritur në Spitalin e Traumës pa shenja jete.
Mjekët dhe infermierët kanë dëshmuar se kanë bërë çfarë ka qenë e mundur për t’i dhënë ndihmë por fatkeqësisht ka qenë e pamundur për ta kthyer në jetë.
Sot ka nisur ekzaminimi kamerave të Spitalit të Traumës menjëherë pas dëshmisë se mjekëve dhe infermierëve. Deri më tani mjekët dhe infermierët nuk rezultojnë të kenë bërë shkelje.
Lear Kurti ndërroi jetë më datë 19 tetor pasi sipas ekspertizës dhe policisë, kishte gëlltitur disa qese me kokainë, pasi ishte po ndiqej nga policia.