Vdekja e 22-vjeçares keniane Joy Ayoko ka sjellë shoqërimin në polici në Komisariatin numër 1 të shoferit të kazinosë Rodi Barçi. Kontrolli në banesën e shoferi të kazinosë u bë me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës.
22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në gjysmë koma, e pavetëdijshme.
Kujtojmë se që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë, megjithëse ngjarja është ende e mbuluar me mister.