Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të caktuar.
Studimet nënvizojnë se acidet yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në trajtimin e depresionit në një fazë fillestare apo më tej.
Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.
Ato luajnë një rol të rëndësishëm për funksionet dhe shëndetin e trurit.
Njerëzit që vuajnë nga depresioni mund të kenë nivele të ulëta të disa acideve dhe substancave kimike në tru.
Ekspertët thonë se ngrënia e peshkut disa herë në javë mund ta furnizojë organizmin me acidet e nevojshme.
Peshqit më të pasur me acidet yndyrore omega-3 përfshijnë: sardelet, salmonin, skumbrinë, troftën dhe peshkun ton.
A Janë Suplementët Një Përfitim i Shtuar?
Rekomandimet e ekspertëve tregojnë se mënyra më e mirë për të marrë ushqyesit e nevojshëm është duke zgjedhur dhe ngrënë ushqime të shëndetshme.
Por suplementët e vajit të peshkut mund të bëjnë përjashtim, pasi janë të rekomandueshme.
Në vendet përtej oqeanit ka shqetësime në rritje për nivelin e lartë të mërkurit në disa lloje peshqish.
Kjo substancë mund të shkaktojë probleme tek shëndeti i konsumatorit.
Suplementët e vajit të peshkut nuk përmbajnë mërkur, sepse kjo substancë mbetet kryesisht tek pjesa e mishit të peshkut dhe nuk transferohet tek ky nënprodukt.
Trajtimi I Depresionit
Depresioni është një problem që kërkon një trajtim gjithëpërfshirës dhe vetëm konsumi i vajit të peshkut nuk mjafton.
Suplemente të tilla vijnë në ndihmë duke u shoqëruar edhe me medikamentet përkatëse të rekomanduara nga mjeku.
Gjithashtu edhe bisedat me psikologun në raste të stresit të tepërt janë shumë të domosdoshme.
Ekspertët konfirmojnë acide yndyrore Omega 3 janë të dobishme dhe të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit të trurit dhe të zemrës.