Ushtria ruse po përgatitet të evakuojë civilët nga qyteti jugor i Ukrainës, Kherson, i pushtuar nga Moska, tha të martën komandanti ushtarak rus për operacionet në Ukrainë.
“Ushtria ruse mbi të gjitha do të sigurojë evakuimin e sigurt të popullsisë” të Khersonit, i tha televizionit shtetëror Rossiya 24 gjenerali Sergey Surovikin, i cili ka qenë në krye të operacioneve në Ukrainë gjatë 10 ditëve të fundit, duke e përshkruar situatën si “shumë të vështirë”.