22 palestinezë u arrestuan në Bregun Perëndimor gjatë bastisjeve nga ushtria izraelite. Në total, numri i palestinezëve të arrestuar që nga fillimi i konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit, ka arritur në pothuajse 6540.
Anëtarët e ushtrisë izraelite arrestuan të paktën 10 palestinezë në qytetin e Ramallah, ku bastisën shtëpi dhe shkaktuan shumë dëme dhe 4 të tjerë në qytetin e Hebronit, duke përfshirë një ish të burgosur dhe djalin e tij, ndërsa në kampin Shuafat, me vendndodhje jo shumë larg qytetit të Jerusalemit, u arrestuan dy palestinezë të tjerë.
Kujtojmë gjithashtu se që nga nisja e këtij konflikti, ka patur viktima të shumtë në numër duke përfshirë këtu fëmijë.