Trupat ukrainase që ndodheshin në kuadër të misionit të NATO në Kosovë kanë përfunduar misionin e tyre dhe janë larguar në drejtim të Kievit për t’iu bashkuar rezistencës kundër Rusisë.
Me rastin e kësaj ngjarje, autoritetet e Kosovës organizuan një ceremoni lamtumire ku të pranishëm ishin dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Hovenier si dhe disa prej krerëve më të lartë të KFOR.
Diplomati amerikan, falënderoi trupat ukrainase për kontributin e tyre në Kosovës dhe iu uroi suksese në misionin e ri kundër ushtrisë ruse të Putin.
“I uroj atyre më të mirën, ndërsa shkojnë në shtëpi për të mbrojtur vendin nga lufta brutale e Kremlinit”, shkruan Hovenier.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë ishte lakuar disa herë tërheqja e trupave ukrainase nga Kosova për t’iu bashkëngjitur ushtrisë së Kievit.