Mëngjesi për të gjithë konsiderohet një nga vaktet më të rëndësishme pasi trupi mund të furnizohet me energji të vazhdueshme gjatë ditës. Ushqimet që ne konsumojmë në mëngjes diktojnë se sat ë shëndetshëm jemi, mund të nxisë sëmundje apo të shtojmë në peshë.
Ëmbëlsirat – Përveçse ofrojnë shumë kalori, ëmbëlsirat e mbushin trupin me sheqer.
Salsiçet me bukë – Përmbajnë sasi të mëdha të kripës gjë që rrit frikshëm tensionin e gjakut. Nëse vuani nga hipertensioni, ky ushqim mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e ishemisë. Salsiçet konsiderohen një ushqim i përpunuar që rrit rrezikun e disa llojeve të tumoreve.
Ushqimet e brumit – Byrekët e produkte të tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes. Kaloritë, yndyrnat e ngopura dhe karbohidratet e përpunuara rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Drithërat shumëngjyrëshe – Fëmijët i adhurojnë drithërat, veçanërisht ato shumëngjyrëshe. Ato janë të mbushura me sheqer dhe kalori boshe. Ngjyruesit i bëjnë fëmijët më hiperaktivë.