Trupi i njeriut ka aftësi të rigjenerohet pas disa kohësh. Lëkura për shembull rigjenerohet për 30 ditë.
Procesi i inflamacionit që zhvillohet në trupin tonë nga një dëmtim ose sëmundje, shkatërron qelizat duke i bërë ato të paafta të përfundojnë procesin e rigjenerimit.
Ushqimet që luftojnë inflamacionin
Frutat e pyllit duke qenë të pasura me antioksidantë dhe vitamina, janë në gjendje të zvogëlojnë inflamacionin dhe të mbështesin procesin e riparimit të qelizave. Ato ndihmojnë gjithashtu në zvogëlimin e dhimbjeve të kyçeve dhe mbështesin funksionin e mëlçisë.
Salmoni dhe prodhimet e detit janë thelbësore për trupin tuaj pasi përmbajnë acide të shëndetshme yndyrore, të cilat luftojnë inflamacionin.
Brokoli është i pasur me substanca anti-inflamatore, të cilat përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe procesin e përgjithshëm rigjenerues në trup.
Arrat dhe farat janë të pasura me acide yndyrore dhe proteina. Ato mbështesin rigjenerimin e qelizave dhe mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë në të njëjtën kohë.